Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Gjykatës së Lartë Sadushi: U jemi borxh qytetarëve për dosjet e pashqyrtuara, shqetësues numri i rekurseve të pabazuara


yrrtuaras

Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi pohoi sot se sistemi i drejtësisë është në borxh me qytetarët për sa i përket dosjeve të patrajtuara.

Në fjalën e tij ai theksoi se i gjithë sistemi është në shjelje të afateve megjithatë tha se Gjykata e Lartë me 15 anëtarë është përballur me një fluks prej 24 mijë dosjesh.

Sadushi shtoi se po bëhet çmos që brenda një periudhe dyvjeçare gjërat të shkojnë në rrugën e duhur.

“I gjithë sistemi i drejtësisë është në shkeljen e afateve të arsyeshme të çështjeve ligjore por jemi duke bërë çmos që ta ulim sasinë e dosjeve pa përgjigje edhe pse kemi pasur të stok të lartë. Të gjitha çështjet që kanë impakt publik janë në prioritetin e Gjykatës së Lartë. Me një numër më të vogël se 15 gjyqtarë jemi përballur me mbi 24 mijë çështje. Unë premtoj dhe shpresoj një dyvjeçar që të zbusim gjendjen. Pengesën më të madhe e kemi në vitet 2017-2018 sepse kemi shumë çështje të depozituara. Nëse arrijmë të heqim fluksin më të madh të viteve 2017-2018, vitet e tjera ku më pak çështje do kalojë më shpejt. Vetëm në harkun e tre vjet rimëkëmbjeje, numri prej 24.688 vendimesh ka tejkaluar backlogun, që rezulton i ulur ndjeshëm në 24.120 çështje. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka rezultuar i sukseshëm.’- tha Sadushi.

Lidhur me çështjen e gjobave ndaj avokatëve për çështje të ndryshme ai tha se ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete por sigurojnë njëfarë qëndrueshmërie ndërsa tha se rekurset e pabazuara në gjykatë tregojnë për mungesë profesionalizmi nga ana e tyre.

“Nuk është gjoba çështje më vete për të ulur fluksin e çështjeve që shkojnë në gjykatë po është një lloj mekanizmi që siguron njëfarë qëndrueshmërie. Mjafton edhe një ndëshkim disiplinor  avokatëve të shtetit apo prokurorëve që janë palë. Nëse Gjykata e Lartë deklaron se është një akt i pavlefshëm, do të thotë se avokati apo drejtuesi i institucionit nuk e kalon lehtësisht situatën. Rekurset e pabazuara mungesë profesionalizmi nga avokatët. Për dosjet stok në Gjykatën  Lartë u jemi borxh qytetarëve. Shqipëria e ka marrë një goditje nga Gjykata e Strasburgut, e cila e ka pranuar deri diku gjendjen ku ndodhet Shqipëria, po kjo nuk justifikohet. Nuk është e pranueshme që qytetari të mos marrë një përgjigje brenda afateve ligjore.” – shtoi Sadushi.

Kreu i Gjykatës së Lartë tha gjithashtu se gjyqtarët po përballen me një mungesë mjaft të madhe duke dhënë 4 herë më shumë vendime se norma e rendimentit për një gjyqtar.

“Referuar këtyre të dhënave, çdo gjyqtar ka mbajtur për këtë vit një ngarkesë prej afro 440 vendime në vit, ndërkohë që historikisht, në vitin e saj më të mirë dhe me më shumë këshilltarë ligjorë, Gjykata e Lartë shqyrtonte mesatarisht jo më shumë se 250 çështje në vit për gjyqtar.” – theksoi kreu i Gjykatës së Lartë.