Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra në lidhje me operacionin e ndërmarrë për konfiskimin e shtesave pa leje.
Kreu i qeverisë bëri publike për herë të parë shifrat e të ardhurave nga ky operacion dhe nënvizoi se deri tani janë arkërtuar 3.5 mln euro nga 5 objekte e shtoi se për 4 objekte të tjera pritet të bëhet pagesa.
“Pashë ecurinë e procesit të konfiskimeve të shtesave të paligjshme të pallateve për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar dhe me shumë hamendësime dhe me shumë shpifje dhe më vjen mirë tju them se ka filluar arkëtimi i parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit janë arkëtuar 3.5 mln euro deri tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjera që pritet të bëjnë pagesat dhe presim nga 9 objekte e para 10.5 mln euro në arkën e shtetit.
Nga çdo m2, subjektet do të paguajnë deri në fund çdo metër katror që është bërë pa leje. Janë edhe disa objekte të konfiskuara në proces nuk kanë shprehur interes kështu që do të vazhdohet me masa të tjera që ka ligji për konfsikimin.
Falë këtij veprimi ekstrem, shikojmë një disiplinim jashtëzakonisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe nuk konstatojmë shkelje të kësaj natyre. Kush bën një m2 shtesë do të paguajë si frëngu pulën.”– tha Rama.