Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga skela ku punonte, plagoset 38-vjeçari në Dibër


Një 38-vjeçar është plagosur ditën e sotme pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga skela e një banese ku po punonte.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Y.Sh., 38 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.