Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të ndezim bashkërisht një shpresë të re e të madhe që do jetë udhërrëfyes për Shqipërinë


Kreu i Partisë së Lirisë Meta thekson në urimin për shqiptarët se duhet ndezur një shpresë e re dhe e madhe për vendin e që do jetë udhërrëfyes për një të ardhme më të mirë.

“Të dashur miq! Në këtë natë ndërrimi të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur. Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë; Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet; Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë. Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve.” – shkruan Meta.