Një aeroplan me rreth 400 pasagjerë shpërtheu sot në një aeroport afër Tokios, vetëm një ditë pasi një tërmet brutal me magnitudë 7.6 shkatërroi pjesë të mëdha të bregut perëndimor të Japonisë.
Pamjet tronditëse treguan se avioni i Japonisë Airlines u përfshi në një zjarr të furishëm ndërsa ishte ulur në pistën e aeroportit Haneda, në Ota City, Tokio, ndërsa flakët dilnin nga dritaret e pasagjerëve.
Avioni u përplas me një avion të rojes bregdetare teksa po zbriste, raportoi TV japonez, ku me përplasjen shkaktoi një shpërthim masiv.
Një video tregoi flakët që dilnin nga dritaret dhe dyert e aeroplanit ndërsa mbeturinat e djegura binin nga trupi i avionit në pistë, ndërsa një tjetër tregonte pasagjerët që vraponin përgjatë pistës për t’i shpëtuar zjarrit.
Një zëdhënës i Japan Airlines tha se rreth 400 pasagjerë ishin në bordin e avionit në momentin e shpërthimit dhe i tha NHK-së se ata po evakuoheshin nga avioni i goditur.
Ende nuk është e qartë nëse ka viktima.
Ekipet e zjarrfikësve u vendosën menjëherë në vendngjarje, me pamjet nga transmetuesi japonez NHK që tregonin se si zjarrfikësit po përpiqeshin dëshpërimisht të shuanin flakët.