Vendosni fjalën kyçe....

Video/ SHBA, i pandehuri sulmon gjyqtaren në mes të seancës


Një gjyqtare nga Nevada u sulmua të mërkurën nga një i pandehur, i cili kërceu mbi një tavolinë e gjykatësit, ku filloi të godiste gjyqtaren por edhe persona të tjerë që ishin përreth. 

Në video shihet gjyqtarja duke u sulmuar nga i pandehuri,  e cilsa pësoi disa dëmtime, por nuk u shtrua në spital, thanë zyrtarët e gjykatës.  

Në sallën e gjyqit u plagos gjithashtu  edhe gjykatësi i cili i erdhi në ndihmë gjykatëses dhe më pas  u shtrua në spital për trajtimin e një rrahjeje gjakderdhëse në ballë dhe një shpatull të dislokuar,  u shprehën zyrtarët dhe dëshmitarët.

Sulmi ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit në Qendrën Rajonale të Drejtësisë në Las Vegas.  I pandehuri, Deobra Delone Redden, 30 vjeç, u mund në dysheme pas stolit të gjyqtarit nga disa oficerë të gjykatës dhe burgut dhe anëtarë të stafit të sallës së gjyqit , duke përfshirë disa që shihen duke hedhur grushta.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ABC News.