Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë.
Në një prononcim për News24, ai u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë dëshirë të angazhohet me politikë. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. S’kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, është shprehur ai.
Mediat greke shkruajnë se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës.
Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Fredi Beleri, ndodhet në burg, pasi akuzohet për blerje votash.