Vendosni fjalën kyçe....

Mete: Do rishikohet skema e pensioneve, presim rezultatet e Cencusit


Në konferencën për median ministri i Financave foli për një rishikim të skemës së pensioneve por më parë do të priten rezultatet e Censusit.

“Zhvillimet demografike janë ndër arsyet që informojnë qasjen që duhet të kemi tashmë për një vlerësim të dytë pas një dekade lidhur me skemën e pensioneve. Duke pritur rezultatet e Cencusit të INSTAT do të kemi më tepër informacion për të marrë parasysh vlerësimin e skemës së pensionit dhe shtyllës së mbrojtjes sociale”, u shpreh Mete.