Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit e tij sërish poshtë banesës së tij (VIDEO)


Për të disatën herë tashmë nga vendosja e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, simpatizantët vijojnë të mblidhen poshtë banesës së tij.

Edhe mbrëmjen e 5 Janarit, dhjetra mbështetës janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”.

Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.