Ish-luftëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj është arrestuar sot nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook avokati Xhevdet Smakiqi, i cili i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes metodave diplomatike të kërkojë lirimin e Dakajt.
Postimi i plotë:
S’ka liberalizim për pjestarët e UÇK-së!
Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre Hasan Dakaj i lindur më 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qenë pjestar i UÇK-së është arrestuar në Merdare rreth orës 09:00h të mëngjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italisë.
Familja Dakaj është nën frikë dhe ankth te madh pasiqë polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar në qendren e ndalimit në Kushumli dhe mund ti nënshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.
Unë menjëherë do të ndërrmarrë veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të intersohet për fatin e shtetasit te Kosovës Hasan Dakaj i arrestuar sot në mëngjes në Merdare nga policia serbe vetëm pse ka qenë ish pjestarë i UÇK-së.
Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim.
Stop persekutimit të shtetasve të Kosovës nga shteti i Serbise e cila po shkel lirinë fundametale të lëvizjes së lirë me fokus ish pjestarëve të UÇK-së.