Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë teksa transportonte me makinën e tij një sasi prej 3 kilogramësh kanabis sativa.
Sipas bluve, 33-vjeçari i identifikuar Arben Isufi, banues në fshatin Markat, Konispol, po transportonte sasinë e lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e saj.
“A. I., 33 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe automjetin me të cilin po transportohej kjo lëndë.
Arrestimi i 33-vjeçarit u bë në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’.