Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Fushë Krujë ku humbi jetën 4-vjeçari, shoferi i çoi në spital dhe më pas u vetëdorëzua në polici


Pak orë pas aksidentit tragjik në Fushë Krujë ku mbeti i vdekur një djalë 4-vjeçar dhe u plagos babai i tij, detaje të tjera dalin në dritë.

Drejtuesi i mjetit, Erlis Beqja nga Fushë Kruja, ka dërguar shtetasin B. Balliu dhe djalin e tij të mitur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas këtij momenti, ai është dorëzuar në komisiariatin e Policisë së Fushës Krujës.