Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: BE po na kërkon të njohim pavarësinë e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç për televizionin Pink më 7 janar.

Duke folur lidhur me atë nëse qytetarët e Serbisë mund të pajtohen që shteti të futet në BE, Vuçiç tha se është për këtë gjë, por gjysma e qytetarëve janë për dhe gjysma tjetër kundër hyrjes në BE.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë po ashtu nuk pajtohen sa i përket Kosovës.

Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.