Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Shëngjinin për të mbledhur kabinetin e tij si dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të qeverisë.
Qeveria do të zhvillojë një takim dyditor për të diskutuar mbi të ardhmen dhe detyrat e lëna në takimin e ngjashëm të fundkorrikut në Tepelenë.
Përveç ministrave e zëvendësministrave, edhe kryetarët e komisioneve parlamentare, drejtues politikë dhe drejtorët pritet të jenë të pranishëm.
Ndër të parët në qytezën e qarkut Lezhë shkelën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Axhenda e plotë
Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024
Dita 1
09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve
(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)
-Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024
-Debat
-Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat
-Debat
-Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit
-Debat
13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë
15:00 Prezantime
-Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton Adea Pirdeni
-Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i netëorkut) – Prezanton Enkeleda Imeraj
-Shërbimet (Mbi procesin e deregulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj
-Projekti pilot i regjistrimit të tokës – Prezanton Enertil Canaj
15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër temat e mësipërme
16:00 – 16:30 Pushim kafeje
16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023, objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pas retreat-it
20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)
Dita 2
08:00 – 09:00 Mëngjesi
09:00 – 11:00 Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
12:00 Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar