Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga mbledhja informale e qeverisë që qeveria po mban në Shëngjin.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se kjo është mbledhja e fillimit të vitit për caktimin e prioriteteve në Kuvend, qeveri dhe parti.
“Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”- shkruan Rama.