Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi për Gërdecin, Ylli Pinari e ish-ministri Mediu përballen në seancë, çfarë ndodhi në 2 orë 


Ditën e sotme janë paraqitur në GJKKO për të dëshmuar përsëri mbi çështjen ‘Gërdeci’ ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-drejtori i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve, Ylli Pinari. 

Ish-Dr. i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve, pas dëshmisë së dhënë në GJKKO ka bërë përgjegjës Forcat e Armatosura për masakrën e Gërdecit në vitin 2008.

“Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit6 të materialeve ushtarake

Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeveris

Për mua tërësisht forcave të armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë”, tha Ylli Pinari.

Ndërkohë nga ana tjetër Mediu ka reaguar pas daljes nga GJKKO mbi deklaratat e Pinarit, ku ka deklaruar se nuk ka shkelur autoritetin e FA-ve, teksa shtoi se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.

“Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve… I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje.

S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështje… Vlerësimi ishte pozitiv. 15 para se të ndodhte shpërthimi kishte një diskutim në shtab, ku thuhej se Gërdeci ishte investim i mirë. Këtë dokument e keni në fashikujt e prokurorisë”, u shpreh Mediu.

Më tej Mediu shtoi se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportit në fjalë, ndërsa kjo gjë sipas tij duhet të ishte marrë nga prokuroria si provë.

Ka pasur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka pasur qëndrime të drejtuesve të SHISH të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO.

Kam deklaruar se kam qenë në Bruksel me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe na është dhënë një paralajmërim se duhet të kemi kujdes para marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO.

Zhvillimet në rajon ka treguar se ka pasur interferenca dhe qëllime për të penguar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO.

Po ashtu të dhënat janë edhe specifiksht me emër në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të cilat unë nuk po i deklasifikoj sot megjithëse duhet të ishin deklasifikuar me kohë dhe kam menduar se shteti duhet të bëjë një analizë vetë. Di që është kërkuar nga të gjithë ata që janë dënuar që të bëhet një eksperiment në raport me atë shkak se pse ndodhi tragjedia.

Djali i të ndjerit Deliu ka deklaruar se ka qenë nga ora 10-12 që nuk ka salduar asnjë karrocë brenda atyre dy orëve. Është në interes të Shqipërisë të bëjë një vlerësim të plotë të situatës, jo të Fatmir Mediut.

Duhet klasifikuar Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporti i shërbimeve që kanë mbajtur, dokumentet që kanë vajtur nga ministritë. Informacione të gjitha këto, nuk besoj se ka ndonjë gjë sekrete më rreth këtyre çështjeve e këtyre qëndrimeve.

Unë i kam kërkuar presidentit të Republikës me shkrim që të më japë informacionin e Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe e kam këtë informacion, ja kam kërkuar si dokument zyrtar që  ta bëj pjesë të dosjes. Këtë informacion duhet ta kishte marrë pjesë kohësh prokuroria, jo për Fatmir Mediun, por për interesat e sigurisë së këtij vendi.’- tha Mediu.