Vendosni fjalën kyçe....

Açka akuza se nuk ishte në dijeni për Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi: E kemi njoftuar si të gjithë


Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt.

Në këtë mbledhje e pranishme nga opozita është vetëm deputetja Jorida Tabaku, ndërsa deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

Sipas informacioneve nga Kuvendi se Açkës i është dërguar e-maili për mbajtjen e mbledhjes.

Në lidhje me këtë, Açka ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku u shpreh se “Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”.