Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk isha personazh i telenovelës politike, kam bërë mbi 250 takime


Lulzim Basha ka deklaruar se ka zgjedhur të heshtë, për shkak të angazhimeve personale, duke theksuar se nuk ka lidhje me izolimin e Sali Berishës.

Ai ka thënë se gjatë këtyre muajve ka bërë mbi 250 takime kudo nëpër Shqipëri, duke dëgjuar problemet e qytetarëve nga afër. Si pasojë, Basha ka shtuar se ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e kësaj telenovele politike që po ndodh aktualisht.

“Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën. E para, këto muajt e fundit për kanë qene shumë intensive, pasi ka pasur shumë procese, si hartimi dhe një sërë angazhimesh të ndryshme. Kam qene në mbi 250 takime anembanë Shqipërisë. Këto katër muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet dhe inciativat politike, ku sot kam zgjedhur të veçojë Reformën Zgjedhore. Nuk kam qene pjesë e telenovelës kush bërtet më shumë, si e si të krijojmë mjegull. Ky qendrim nuk është në përputhje me faktorë personalë. Por kanë braktisur qytetarët dhe janë bërë pjesë e telenovelës.

I vetmi njeri që ka përfituar nga kjo është Edi Rama, i cili ka dy vjet që sheh telenovelë falas dhe në Netflix merr fund drama. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele, tani prioriteti jonë janë njerëzit dhe problemet e tyre”.