Në konferencën për mediat, Lulzim Basha u pyet edhe për vendimin e pak ditëve më parë për vulën e PD-së. Ai tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën e tyre për ta gjykuar çështjen në themel.
Ai u pyet edhe për depozitimin e Bardhit, i cili kërkon shpalljen nul të zgjedhjeve të 29 Korrikut, ku u rikonfirmua kryetar i PD-së, teksa tha se “gjykata e Tiranës në çdo moment do t’ju vërtetojë se kryetari i PD-së është Lulzim Basha”.
“E para vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën tonë që ta gjykonte çështjen në themel. Pra nuk mund të shpreh përveçse kënaqësi që Gjykata e Lartë i dha fund një pjese të vërdallosjes nëpër gjykata, t’i bëj thirrje që të zbardhet sa më shpejt vendimi dhe thirrje Apelit që të përfundojë gjykimin siç ia kemi kërkuar të plotë dhe jo të pjesshëm.
E dyta, ajo që thoni nuk është e saktë, vetë gjykata e Tiranës në çdo moment do t’ju vërtetojë se kryetari i PD-së është Lulzim Basha.”