Vendosni fjalën kyçe....

Fituesit dhe humbësit e debatit republikan në Iowa


Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley u përballën të mërkurën mbrëma në debatin e fundit presidencial republikan përpara se të hidhen votat e para në primaret për zgjedhjet e 2024-ës.

Përballja në Universitetin Drake në Des Moines, ku mungoi Donald Trump, i cili deri tani i ka shmangur të gjitha debatet, erdhi pesë ditë përpara mbledhjes së komitetit drejtues në Iowa të hënën.

Ai gjithashtu erdhi vetëm disa orë pasi ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, i cili nuk ishte kualifikuar, i dha fund fushatës së tij. As biznesmeni Vivek Ramaswamy nuk u kualifikua.

Kush ishin fituesit e humbësit e debatit

Fituesit

Donald Trump

“Do doja që Donald Trump të ishte në këtë skenë,” tha Haley në fillim të debatit.

“Ai është kandidati ndaj të cilit po garoj.”

Debati kokë më kokë u dha të dy kandidatëve një mundësi për të dërguar gjerësisht një mesazh. Por ky mesazh pothuajse dështoi të përfshinte kandidatin tjetër në skenë ndërkohë që duhet të ishte ndajTrum-it që mund të marrë nominimin republikan në më pak se dy javë.

Të dy kandidatët në fillim ofruan me radhë lista të shkurtra të sulmeve standarde kundër Trump-it (sulme që nuk kanë funksionuar deri në këtë pikë).

Haley bëri disa gërmime modeste më vonë në debat duke kritikuar Trump-in për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe madje tha se Trump do duhej të “përgjigjej” për sulmin ndaj Kapitolit të 6 janarit 2021. DeSantis kritikoi Trump-in se fliste për përfundimin e seksioneve të Kushtetutës.

Por ata kaluan pjesën më të mirë të dy orëve duke “shqyer” lëkurën e njëri-tjetrit. Ata me radhë akuzuan njëri-tjetrin për gënjeshtra lidhur me të dhënat e tyre.

Megjithatë deri tani Haley duket e vetmja që duket se ka një mundësi për të kundërshtuar Trump-in në një garë të hershme (Neë Hampshire më 23 janar). Por DeSantis megjithatë ka nxituar për të shkuar pas saj, duke qenë se ajo mund t’i jepte një goditje të vërtetë duke e mundur në Ioëa, dhe për shkak të organizimit.

Ukraina

Partia Republikane është larguar vijimësisht nga ecja përpara me ndihmën ndaj Ukrainës në përpjekjet e saj për të zmbrapsur pushtimin e Rusisë. Por formati kokë më kokë i debatit dha një mundësi të pazakontë për Haley-n për të çuar përpara një nga argumentet më të plota kohët e fundit.

“Kjo ka të bëjë me parandalimin e luftës. Gjithmonë ka qenë për parandalimin e luftës”, tha ajo.

“Nëse mbështesim Ukrainën, kjo është vetëm 3 për qind e buxhetit tonë të mbrojtjes. Biden dhe askush tjetër nuk po i thotë popullit amerikan të vërtetën për këtë. Evropianët kanë vënë më shumë se kaq dhe duhetnë fakt, është në zonën e tyre.”

Haley përmendi në mënyrë të përsëritur koston relativisht të vogël të investimit dhe sugjeroi se po shmangte diçka edhe më të kushtueshme.

DeSantis u përgjigj duke sugjeruar se kostoja ishte thjesht e tepërt, duke pasur parasysh “problemet tona të brendshme”.

“Ajo që do t’ju them është se kjo është gënjeshtra që ata po i thonë popullit amerikan pa pushim; është kaq e gabuar ta thuash këtë,” tha Haley, duke përmendur përsëri numrat.

Ajo shtoi: “Nëse mbështesim Ukrainën, Izraelin dhe sigurojmë kufirin, kjo është më pak se 20 për qind e subvencioneve të gjelbra të Biden-it. Nuk duhet të zgjedhësh kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e amerikanëve të sigurt.”

Humbësit

Ron DeSantis

Guvernatori i Floridës nuk pati një natë të keqe. Por në pozitat ku ndodhet ai kishte më shumë nevojë nga debati, duke pasur parasysh trajektoren e fushatave të tyre përkatëse. Dhe ai nuk dukej se bëri shumë për ta ndryshuar këtë.

DeSantis dukej veçanërisht i pakëndshëm kur foli për politikën e jashtme. Ndërsa qëndrimi i tij për Ukrainën është ndoshta më shumë në përputhje me bazën e republikanëve, DeSantis kundërshtoi dhe diskutoi nëse ai do e mbështeste Izraelin që të dëbonte palestinezët nga Gaza pas luftës.

Kur Haley përmendi DeSantis-in duke bërë fushatë me anëtarin më kritik republikan të Kongresit për Izraelin, Thomas Massie, DeSantis nuk kishte asnjë përgjigje.

DeSantis pati momentet e tij më të mira kur krahasoi rekordin e tij në Florida me rekordin e Haley-t si guvernatore e Karolinës së Jugut. Por fokusi i tij në Florida nuk ka dhënë shumë fryte më parë.

Donatorët

Prirja gjithnjë e më populiste e partisë u shfaq plotësisht, me të dy kandidatët që vazhdimisht shkuan pas njëri-tjetrit për të qenë shumë aleatë me donatorët.

“Ne nuk kemi nevojë për një politikan tjetër gojëndyrë që thjesht t’ju thotë atë që mendon se ju dëshironi të dëgjoni,” tha DeSantis, “vetëm që të përpiqet të marrë votën tuaj, më pas të hyjë në detyrë dhe të bëjë detyrat që i kanë lënë donatorët e saj.”

Haley tha se DeSantis “i shan donatorët sepse dikur ata ishin me të, por tani jo më “.

Më vonë, ajo tha përsëri: “Donatori i tij më i madh, i mbështetur nga Kina, i dha atij 340,000 dollarë. Pra, mos shkoni të flisni për donatorët dhe paratë.”

DeSantis gjithashtu u përpoq vazhdimisht ta lidhte Haley-n me botën e korporatave, në shumë raste duke përmendur “pastelët e zbehtë” të saj. Fraza dikur u popullarizua nga Ronald Reagan.

“Ajo është financuar nga njerëz që duan kufij të hapur,” tha DeSantis, duke shtuar.

“Duhet të punoni me krerët të korporatave.”

Garnitura

Nikki Haley

Ndoshta ngjarja më e rëndësishme për Haley të mërkurën mbrëma nuk ishte debati, por largimi i Christie nga gara. Ajo duhet të jetë në gjendje t’i drejtohet bazës së tij (në fakt të konsiderueshme dyshifrore) të mbështetjes në Neë Hampshire, duke qenë se mbështetësit e tij ishin qartësisht më anti-Trump dhe më të moderuar. Kjo mund ta afrojë atë numrat e Trump.

Për sa i përket vetë debatit, ajo ishte relativisht e fortë në politikën e jashtme, por ajo u pengua shumë nga fjalët e saj, u zhyt në batuta me një kandidat me më pak mundësi se ajo, dhe mbyllja e saj e vijueshme e faqes së saj të internetit ishte disi e tepruar.

Ndoshta më shqetësueset për të kohët e fundit kanë qenë sulmet nga Trump dhe DeSantis duke vënë në dukje komentin e saj në 2015 se ne nuk duhet t’i quajmë “kriminelë” emigrantët pa dokumente.

Ajo këmbënguli se kjo nuk do të thotë se donte t’i lejonte ata të hynin në vend. Por ajo dukej se sugjeroi më vonë se ata mund të ishin vërtet kriminelë.

“Mamaja ime gjithmonë do thoshte, nëse nuk i respektojnë ligjet për të ardhur në këtë vend,” tha Haley, “ata nuk do i respektojnë ligjet kur të jenë në këtë vend.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e WP

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani