Kreu i grupit pasrlamentar demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që seanca e marrëveshjes me Italinë për emigrantët të jetë e hapur.
Ai e ka depozituar kërkesën në gjykatën më të lartë të vendit. Sipas shkresës, seanca ka rëndësi të veçantë për publikun e duhet të jetë e hapur për mediat e qytetarër.
Kërkesa e depozituar më herët në Kuvend ka kërkuar shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri Rama e homologia italiane Meloni pak muaj më parë në Romë.
Marrëveshja përcakton ngritjen në Shëngjin e Gjadër të dy qendrave për pritjen e trajtimin e emigrantëve të paligjshëm meshkuj të kapur në det, pa mbërritur ende në tokën italiane.
Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita italiane dhe ajo shqiptare edhe pse kreu i Rithemelimit në arrest shtëpie Sali Berisha ka theksuar se nuk do organizojë protestë kundër saj.