Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë papritmas në Gjykatën Penale një person


Një person ka ndërruar jetë papritmas në Gjykatën Penale. Ai është identifikuar si profesori Ilia Drini, i cili ishte kallëzuar në vitin nga ish-bashkëjetuesja.

Sot 68-vjeçari pritej të takohej me avokatin ndërsa ka humbur jetën dyshohet si pasojë e një infarkti.

Sipas avokatit të Drinit, Ndue Pjetra, kallëzimi ndaj tij për dhunë nga ish-bashkëjetuesja ishte ngritur mbi intriga.

“Bashkëjetuesja e kishte kallëzuar. Ajo u detyrua që të bëhej ky kallëzim. Ishin intriga. Zonjës i bënin familjarët presion.” – tha Pjetra.