Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë, ministri Balla: Zbulimi i autorëve është testi i besimit të qytetarëve


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale, referuar ngjarjes së fundit në Vlorë, por edhe ngjarjeve të tjera kriminale, është shprehur se policia e di mirë se zbulimi i autorëve dhe i personave të tjerë të përfshirë është testi i besimit të qytetarëve.

Më pas ai vlerëson edhe angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Forcat “RENEA” dhe Drejtorinë vendore të Policisë, të cilët sipas tij në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.

Postimi i Ballës:

Policia e Shtetit e di fare mirë se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale, si ajo e para pak ditëve në Vlorë, është testi i besimit të qytetarëve.

E vlerësoj angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “Renea”, Drejtorisë vendore të Policisë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.