Pesë banesa janë shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Burrelit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 12 janarit. Zjarri është përhapur me shpejtësi në të 5 banesat ky banonin familjarët duke marrë përmasa të mëdha. Banesat ishin ngjitur më njëra tjetrën.
Sipas Shqiptarja.com , një nga pronaret e banesës së djegur tha se nuk e di shkakun e zjarrit. Ajo bëri thirrje për ndihmë pasi tha se i ka fëmijët në qiell të hapur.
“Kam dalë në 7 pa 20 te puna. Kam lënë fëmijët brenda dhe kur më kanë marrë në telefon po të digjet shtëpia. Ka ndodhur nga ora 6 e 30 në orën 7. Fëmijët kanë qenë tek tezja e vet. Nuk e di se cili ka qenë shkaku i zjarrit vetëm më kanë thënë se banesat janë djegur. Kanë ardhur mbrëmë përfaqësues të bashkisë. Sot me kanë thënë se do vij. Kërkojmë ndihmë të strehojmë fëmijët”, – tha ajo.
18 anëtarët e 5 familjeve që iu dogjën banesat e kanë kaluar natën tek të afërmit.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, nga banesat nuk ka ngelur thuajse asgjë, pasi janë shkrumbuar së bashku me orenditë që kishin brenda. Policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit që mendohet te jetë një shkëndi elektrike tek njëra nga banesat.
1.Elton Pjetri 5 antare ,(3 femije )
2.Fatmir Bushati 2 Antare
3.Sokol Skilla 5 antare (3 femije )
4.Dava Zenelcanaj 4 antare
5.Isen Lika 2 Antare