“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e shkalles së Parë të rrethit Gjyqësor Fier, për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me te mitur.
Ai ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, ku u njoh dhe me masën. Ndërkohë që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.
Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes se vajzës minorene me të cilën kishte gati 1 vit martesë.