Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, nuk raportohen të lënduar


Një zjarr është raportuar këtë pastide në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Shkodrës.

Sipas mediave, zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.