Kombëtarja jonë e futbollit tashmë do të fillojë përgatitjet me një objektiv të vetëm në muajt e ardhshëm, atë të pjesëmarrjes sa më dinjitoze në Euro 2024, teksa shorti ka qenë i vështirë për kuqezinjtë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën si rivalët në fazën në grupe.
Ndaj trajnerit Sylivnho do t’i duhen disa ndeshje për të përgatitur sa më mirë ekipin e nëse për muajin mars është finalizuar një marrëveshje që do të shohë Shqipërinë të luajë dy miqësore në një mini-turne në Algjeri, në muajin qershor, para fillimit të Evropianit, mbetet ende gjithçka e hapur.
Mësohet se FSHF është shumë pranë akordit me Federatën Hungareze të Futbollit për të zhvilluar një miqësore me këtë përfaqësuese, e cila gjithashtu do të jetë e pranishëm në Evropian, me të dy skuadrat janë në kërkim të kundërshtarëve për ditët para turneut, kur do të bëhen përgatitjet e fundit, ndaj akordi mund të arrihet shumë shpejt, sapo të finalizohen detajet logjistike të ndeshjes.