Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkon përjashtim të Bardhit e Nokës pas aksionit të sotëm


Partia Socialiste kërkon përjashtim të Gzment Bardhit dhe Flamur Nokës pas aksionit të sotëm në Komisionin e Medias.

Përjashtimi i tyre, kërkohet, sipas rregullores së re. Deputetët e Foltorës, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me kryetaren e komisionit, Flutura Açka, deputete e grupimit të Bashës. Ata krijuan zhurmë dhe dhunë verbale në Komision, ndërsa i shkulën mikrofonin deputetes Açka, si akt dhe përpjekje për t’ia ndaluar fjalën.

Pjesë nga debati në Komisionin e Medias: 

Bardhi: Mos u bëj fasadë e Evisit, Sule Çelës dhe bandave të Elbasanit.

Açka: Ti e di shumë mirë se çfarë mëkatesh ke…
Bardhi: Mos u bëj fasadë, mos shkel mbi votat e demokratëve…Ngri zërin për komisionet hetimore, për të drejtat e opozitës
Açka: Ulu ta drejtojmë bashkë mbledhjen, të flasim për këtë çështje…
Bardhi: Nuk ulem. Si të flasim…

Por sa rrezikojnë dy deputetët, Bardhi dhe Noka, pas akteve të sotme?

Kuvendi ka bërë ndryshime në rregullore në lidhje me masat disiplinore ndaj një apo disa deputetëve, në lidhje me përjashtimet e tyre. Deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

Masa tjetët, përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit.