Apple ka kaluar Samsung si shitësi më i madh në botë i telefonëve të zgjuar, duke i dhënë fund dominimit dymbëdhjetëvjeçar të gjigantit të teknologjisë koreano-jugore, treguan të dhënat paraprake të publikuara nga International Data Corporation (IDC) të martën.
iPhone zuri vendin e parë vitin e kaluar me 234.6 milionë njësi të shitura, duke tejkaluar Samsung-un që shiti 226.6 milionë njësi.
“Ndërsa pamë një rritje të fortë nga lojtarët e nivelit të ulët Android si Transsion dhe Xiaomi në gjysmën e dytë të 2023, që rrjedh nga rritja e shpejtë në tregjet në zhvillim, fituesi më i madh është qartësisht Apple,” tha IDC.
Studiuesit e lidhën përparimin e Apple me popullaritetin në rritje të pajisjeve të nivelit të lartë, duke vënë në dukje se “zhvendosja e fuqisë” në krye të tregut më të madh të elektronikës së konsumit u nxit nga një pjesë e lartë e tregut të gjitha kohërave për Apple.
“Hera e fundit që një kompani pa emrin Samsung, ishte në krye të tregut të telefonisë së zgjuar në vitin 2010 e që atëherë nuk e lëshoi kreun. Për vitin 2023 tani është Apple,” tha IDC.
Gjiganti i teknologjisë amerikane arriti një pjesë tregu prej 20.1%, përpara 19.4% të Samsung, sipas IDC.