Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Po s’e miratoi pakica, do gjejmë mënyrën ta shtyjmë përpara


Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dalë nga salla e bllokuar e nga deputetët e opozitës dhe në fjalën e tij për mediat u shpreh se mbledhja është e pamundur në zhvillohet në sallë, si pasojë e akteve vandale të deputetëve.

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk e kanë lejuar.

Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha fillimisht Gjiknuri.

I pyetur nëse mbledhja do të anulohet apo do të mbahet online, ai tha: “Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara.”