Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Jamarbër Malltezit, për administrimin si provë të ekspertimit kontabël të dorëzuar në SPAK.
Bëhet me dije se kjo provë nuk pranohet pasi kërkesa është e pambështetur në ligj.
SPAK ka thyer gjithashtu edhe DVD e dorëzuar nga Malltezi, ku pretendohet se vërtetohet presioni i kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme për të vepruar kundër Berishës, pasi kërkesa për depozitim nuk vlerësohet në përputhje me ligjin.