Vendosni fjalën kyçe....

Me lule në dorë, Rama dhe familjarët homazhe në vendin ku u vrarë 4 protestuesit e ’21 Janarit’


Pas ceremonisë së përvitshme në Kryeministri, ku kreu i qeverisë dhe ministrat përkatës mbajnë fjalime, kryeministri Edi Rama, bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit kanë kryer homazhe në bulevard për të kujtuar 4 të vrarët e protestës së dhunshme të 2011-ës.

Me karafila në dorë, Rama, i shoqëruar dhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vrarë 4 protestuesit.