Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni antidrogë, 213 të arrestuar në mbarë vendin, sekuestrohen armë, kokainë e kanabis


67 persona janë arrestuar në Tiranë gjatë operacionit policor të nisur mbrëmjen e djeshme, vijim i operacionit “Tempulli”.

Në kryeqytet janë lëshuar 89 urdhërarreste, 67  prej të cilave janë ekzekutuar. Gjatë operacionit janë kapur 5 kilogramë kokainë, 14 kilogramë kanabis e 5 armë zjarri.

Edhe në Durrës numrii të arrestuarve është 67 ndërsa janë sekuestrua doza të vogla kanabisi me një pjesë të të arrestuarve që kanë deklaruar se i kanë për përdorim vetjak.

Në Shkodër janë arrestuar 14 persona gjatë operacionit “Tempulli”. Në Elbasan numri i të arrestuarve është 20 ndërsa në Vlorë janë ndaluar 35 persona. Në qytetin bregdetar janë sekuestruar edhe doza kokaine gati për shitje.

Në Korçë janë ndaluar deri tani 10 persona.