KFOR do t’i vijë në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e dy turistëve zviceranë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Korabit.
Evakuimi do të kruhet nga KFOR, pasi helikopteri FA nuk ulje dot për të marrë dy turistë, njëri prej të cilëve ka thyer këmbët.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, për kërkimin e dy turistëve zviceranë, të bllokuar pranë malit të Korabit, u nisën 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës. Dy turistët u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Stukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto momente po fillon operacioni i shpëtimit, me tërheqje nga lartësia, në bashkëpunim edhe me KFOR.”