Klubi i Juventusi ka bërë njoftimin për afrimin e Tiago Djaló .
Mbrojtësi portugez, i lindur në vitin 2000, vjen në Torino në formë të përhershme nga Lille dhe nënshkruan një kontratë që e lidh atë me ngjyrat e Bianconerëve deri në vitin 2026.
Pasi u rrit si futbollist në Portugali, te Sporting CP, Djaló u zhvendos te AC Milan në janar 2019, ku u bashkua me skuadrën Primavera.
Ai zhvillioi 15 paraqitje për ekipin e kuqezinjve U-19 në pjesën e dytë të sezonit 2018/2019, përpara se t’i thoshte lamtumirë Italisë.
Debutimi për skuadrën e Allegrit mund të vijë në ndeshjen e Serie A ndaj Empolit.