Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet të premten për miratimin e planit të punës


Të premten më 26 janar, në orën 10:00, është përcaktuar të mbahet mbledhja e rradhës së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të mbahet fizikisht dhe deputetët anëtarë duhet të jenë të pranishëm në sallën Pjetër Arbnori.

Në agjendën e mbledhjes përfshihen:

  • Rifillimi i punimeve të Komisionit.
  • Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit. 
  • Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit

Kujtojmë se të premten e kaluar më 19 janar, mbledhja e komisionit, dështoi për shkak se salla ku do të zhvillohej mbledhja u uzurpua nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha.