Vendosni fjalën kyçe....

Po bënte manovra me armën e zjarrit, vetëplagoset ish-efektivi i RENEA-s


Një ish-efektiv i forcave RENEA, është vetëplagosur me armë zjarri në zonën e Insitutit në Tiranë.

37-vjeçari e kishte armën me leje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

‘Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’– njofton policia