U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë në sallën e gjyqit u morën në pyetje dëshmitarët për ngjarjen e rëndë.
Mediu i cili ishte i pranishëm në sallë, u shoqërua nga avokati i tij. Seanca e radhës mësohet se është shtyrë për në datën 7 shkurt.
Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.