U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pasi doli nga seanca gjyqësore e GJKKO-së, foli për gazetarë, ku u shpreh se të gjithë duhet të thonë të vërtetën për çështjen ‘Gërdeci’.
Ndër të tjera ai tha se shpreson që të gjithë të flasin, ndërsa shtoi se ka edhe dëshmitarë që heshtin.
“Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në inertes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar.”, u shpreh Mediu.
Seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish shefi I shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë. Ende nuk dihet si do të merret dëshmia e tij.