Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me arsimin, ku shprehet se është një urgjencë kombëtare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Xhixho shkruan se qeveria ka dështuar në reformat e saj, nuk ka mbajtur premtimet, pasi nuk e ka pasur kurrë prioritet edukimin.
Më tej ajo shpalos planin e PL-së për ta rimëkëmbur këtë sektor.
Postimi i plotë:
Sot arsimi është në emergjencë kombëtare pasi kjo qeveri ka dështuar në reformat e saj, nuk ka mbajtur premtimet dhe nuk e ka pasur kurrë prioritet edukimin.
Por çfarë plani propozojmë ne për ta rimëkëmbur?
- Ligj i posaçëm për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në masën 5% e GDP-së.
2. Ligjet kryesore të arsimit të miratohen me shumicë të cilësuar në Parlament. Strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat, dhe politikat arsimore janë jetike për vendin, ndaj si të tilla kërkojnë dakordësinë e të gjithëve.
3. Të trajtohen me investime prioritare degët e teknologjisë, informacionit dhe inovacionit duke parë perspektivën botërore për të rinj që përgatiten për sfidat e kohës
4. Arsimi profesional t’i kalohet në përgjegjësi Ministrisë ëe Arsimit duke iu hequr Ministrisë së Ekonomisë. Të investohet në laboratorë dhe materiale mësimore, kurrikulat të harmonizohen me tregun e punës, gjë që sot nuk ndodh.
Arsimi duhet sot të kthehet në prioritet kombëtar dhe për këtë ne jemi të angazhuar të bëjmë çdo gjë për të reaguar sot, pasi nesër do të na kushtojë shumë të gjithëve.