Vendosni fjalën kyçe....

Rama në panairin e Madridit: Duhet të nxisim turizmin luksoz, të mos biem viktimë e turizmit masiv


Kryeministri Edi Rama i ndodhur ditën e sotme në panairin e turizmit panairin “FITUR 24”, deklaroi se spanjollët nuk e kanë më problem që të përfytyrojnë që të investojnë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Madrid, Rama u shpreh se vendi ynë duhet të nxisë më tepër turizmin luksoz.

Më duhet të them se sot na u afruan grupe te tjera spanjolle, tanimë nuk e kanë më problem të përfytyrojnë të investojnë në Shqipëri. Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin, dhe të vendosim një ekuilibër mes të tashmes dhe së ardhmes, një ekulibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi me nevojën për të ruajtur natyrën. Ne jemi bekuar me një vend i cili në një sipërfaqe shumë të vogël, është besoj, një vend shumë i larmishëm. Në këtë hapësirë shumë të vogël përmban 2 dete, 9 lumenj, shumë male.

Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë e në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekulibër. Duam të nxisim një turizëm më luksoz, për të mos rënë viktimë e një turizmi masiv”, theksoi ai.