Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë një sërë çështjesh për t’u diskutuar, por seanca pritet të vijojë sërish mes tensioneve.
Grupi i deputetëve Bardhi-Berisha ka bllokuar Foltoren duke u rreshtuar para saj me pankarta në duar.
Ndërkohë në Parlament ndodhen Gazment Bardhi e Flamur Noka që janë të përjashtuar me 10 ditë.
Gjithashtu në sallën e plenare vihet re se deputetët e grupit Bardhi-Berisha nuk kanë mbledhur më karrige pirg në foltoren në Kuvend.