Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dënon kryebashkiakun e Kuçovës


Gjykata Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari për shkak se nuk deklaroi dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Hajdari është dënuar me 9 muaj burg për falsifikim pasi nuk deklaroi një dënim të marrë jashtë vendit.

Dënimi, kryebashkiakut do i konvertohet në 150 orë punë në komunitet.

Në një dalje për mediat, avokati i tij Hajdarit, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha ai.