Vendosni fjalën kyçe....

SHBA: Putin duhet të ndalohet tani, është kërcënim për Amerikën dhe NATO-n


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një video-mesazh ku bën thirrje për të ndaluar Vladimir Putinin.

Sipas thirrjes së shpërndarë thuhet se historia ka treguar se diktatorët nuk duhet të tolerohen sepse kur nuk paguajnë çmimin për agresionin e tyre ata shkaktojë më shumë kaos dhe kërcënimi mbi Amerikën dhe botën vazhdon të rritet.

Më tej në postim thuhet se një Putin i guximshëm do të kërcënojë aleatët e NATO-s dhe një sulm ndaj një aleati do të çojë në angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në konflikt.

Historia ka treguar se diktatorët nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Kur diktatorët nuk paguajnë çmimin për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim, dhe kostoja – dhe kërcënimi – për Amerikën dhe botën vazhdon të rritet. Ne mund dhe duhet ta ndalojmë Putinin tani, përndryshe ai do të trimërohet. Një Putin i guximshëm do të kërcënojë aleatët e NATO-s. Një sulm ndaj një aleati të NATO-s mund të çojë në angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA në konflikt”-thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.