Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i GJK për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për mjekët e rinj, deputetja e PD-së: I dha të drejtë kauzës së studentëve


Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Bebi Gjergji ka reaguar në lidhje me shfuqizimit e ligjit për Studentët e Mjekësisë nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja demokrate e cila është edhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, shkruan se vendimi i GJK-së, i jep të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës.

Në fund ligjvënësja thekson se Kuvendi ka detyrimin që të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit në mënyrë që të garantohen plotësisht të drejtat kushtetuese të mjekëve të rinj shqiptar.

Postimi Zheni Bebi Gjergji:

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ligji për studentët e mjekësisë 👩🏼‍⚕️👨🏻‍⚕️ përmbante një sërë shkeljesh kushtetuese, duke i dhënë të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës

Krenare që, së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuam kauzës së studentëve duke nënshkruar kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese.

Tani Kuvendi ka detyrimin që brenda tre muajve të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit në mënyrë që të garantojë plotësisht të drejtat kushtetuese të mjekëve të rinj shqiptar.

Gjatë diskutimit të ligjit; në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë!