Vendosni fjalën kyçe....

23-vjeçari përplas për vdekje 35-vjeçaren në Kamëz


 

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kamzë të Tiranës. Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz,

“Shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.