Mësohen detaje nga dëshmia e 35 vjeçarit i cili prej vitesh dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht nënën, nusen dhe vajzën e tij të mitur.
Ato qëndronin të kyçura brenda në banesë kur ai dilte, ndërkohë që kishte vendosur kamera kudo rreth banesës jashtë por dhe brenda për të monituar lëvizjet e grave.
“E kam bërë për ti mbrojtur” ka thënë ai.
Kamerat në banesë janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, nëpërmjet të cilave i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.
Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë gjëndjen mendore të 35-vjeçarit.