Vendosni fjalën kyçe....

Kumbulla drejt largimit nga Roma, dy skuadra në kërkim


Marrash Kumbulla është drejt largimit nga Roma dhe mund të bëhet zhbllokuesi i merkatos së verdhekuqve.

Mbrojtësi shqiptar mund të largohet në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas Calciomercato.com, Torino është aktualisht në pole-position. Në skuadrën torineze, qendërmbrojtësi i Kombëtares do të ribashkohej me trajnerin Juric pas përvojës së tij në Verona.

Genoa e Gilardinos gjithashtu pëlqen Kumbullën, por ata janë më mbrapa në garën për të marrë shërbimet e tij. Futbollisti 23-vjeçar dëshiron të luajë pas pushimit të gjatë nga dëmtimi i shkaktuar nga një këputje e ligamentit të gjurit.