Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës.
Zyrtarët e pezulluar janë Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga.
Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranes së Hedhur në Shëngjin.
Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, ku është dënuar dhe me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë prone, por Kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës se Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjell dhe pezullimin e 11 punonjësve.