Vendosni fjalën kyçe....

Bernard Arnault lë pas Elon Musk, bëhet njeriu më i pasur në botë


Miliarderi Bernard Arnault ka kaluar CEO i Tesla-s, Elon Musk, duke u bërë njeriu më i pasur në botë. 

Presidenti dhe CEO i kompanisë globale të mallrave luksoze LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy) sipas mediave të huaj,  thuhet se  pasuria e tij u rrit në 207.8 miliardë dollarë pas një rritjeje prej 23.6 miliardë dollarë të premten, duke tejkaluar shifrën prej 204.5 miliardë dollarësh të Musk, kjo sipas listës së miliarderëve në kohë reale të Forbes. 

Kjo për shkak se Tesla pësoi një goditje në bursë të enjten (25 janar), duke rënë në 13 për qind, gjë që bëri që Musk të humbasë më shumë se 18 miliardë dollarë në vlerë neto, sipas një raporti të Forbes.

Nga ana tjetër, aksionet e LVMH u rritën me mbi 13 për qind të premten, menjëherë pas daljes së lajmit për shitje të forta. 

Kapaciteti i tregut të LVMH arriti në 388.8 miliardë dollarë të premten, krahasuar me vlerën e tregut të Teslës prej 586.14 miliardë dollarësh, sipas Forbes.